Festa e Shën Kollit – Shkodranët dynden drejt tregjeve për të blerë gjelin tradicional

festa e shen kollit

Diten e enjte, më 5 dhjetor, besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Shën Kollit. Kjo është një festë, ku familja bashkohet rreth tryezës, e cila është e mbushur me ushqime të ndryshme, por kryesori është gjeli.

Edhe këtë vit, shkodranët janë dyndur drejt tregjeve për t’i blerë ato.

Ka nga ata pensionistë që i janë gëzuar bonusit të fundvitit, i cili i ka shërbyer për të blerë ushqimet tradicionale dhe gjelin për festën e Shënkollit.

Çmimet variojnë nga 1 mijë lekë deri në 1500 lekë kilogrami peshë e gjallë.

Festa e Shënkollit është një ndër traditat më të lashta të shkodranëve që e festojnë vit pas viti. Kjo festë ka edhe veçorinë e saj, pasi edhe pse është festë e krishterë festohet edhe nga myslimanët e Shkodrës.

Tradita e kërkon që të bëhet kurban diçka në shenjë nderimi për Shën Kollin. Kjo është një festë ku familja bashkohet rreth tryezës, e cila është e mbushur plot, ku kryesorja është gjeli.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.