FESTA E SHËN RROKUT NË SHIROKË / Banorët kremtuan festën tradicionale të zonës
16 gushti është një ditë e veçantë për banorët e Shirokës. Çdo vit ata kremtojnë festën e Shën Rrokut, shenjtit dhe simbolit të së mirës dhe sakrificës prej të cilit mendohet se ka marrë emrin edhe Shiroka. Kjo festë bën bashkë katolikë e muslimanë të zonës dhe më gjërë.
Gjatë celebrimit të meshës së shenjtë, meshtari Dom Artur Jaku u ndal në mesazhet e kësaj feste për këtë vit.
Shën Rroku është shenjti, të cilit i janë kushtuar më shumë kisha në të gjithë botën. Ai konsiderohet si mbrojtësi i peshkatarëve , që në ujërat e liqenit siguronin jetesën.