Festa e Zojës së Këshillit të Mirë, Bonazzi: Lutemi për familjen që të jetojë në besim

Në festën kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë, Dom Artur Jaku dha lajmin e mirë se Papa Francesku ka pranuar kërkesën e Arqipeshkëvit Mons. Angelo Massafra, për t’i dhënë shenjtores së qytetit të Shkodrës titullin e “Bazilikës minore”. Në meshën solemne morën pjesë të gjithë ipeshkvinjtë si dhe Nunci apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi. Në fjalën e tij përpara besimtarëve, Arqipeshkëvi Angelo Massafra u ndal tek të jetuarit si i krishterë dhe rëndesia e përhapjes së besimit edhe tek të tjerët.

Në fjalën e tij përshendetëse Nunci Apostolik e vuri theksin tek familja dhe transmetimi i vlerave. Në të njejtën linjë ishte edhe ipeshkëvi  i dioqezës së Rreshenit, Imzot Gjergj Meta i cili tha se sot nëna e mishit dhe gjakut po zëvendesohet nga nëna surrogate.

Në Shkodër, që prej kohëve të lashta nderohej me përkushtim të veçantë Zoja e Këshillit të Mirë, e njohur si Zoja e Shkodrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.