Festa e Shenjtit Shpjetër në Vermosh të Kelmendit gjallëroi atmosferën në skajin me verior të Shqipërisë. Ardhja e emigrantëve në këtë periudhë i jep tjetër zhvillim jetës këtu. Ata nuk vijnë thjeshtë të kalojnë disa ditë pushime, por janë gjithashtu edhe kontribues në aspektin material.
Investimi më i fundit i tyre, pritet të finalizohet brenda 3 viteve, ku kisha e re e Shën Gjonit, pritet të jetë një ndër më të bukurat në Ballkan. Ndërtimi i saj, sipas At Viktor Demës, njëherësh dhe organizator i festës, do të ketë një impakt të menjëhershëm në zhvillimin e Vermoshit.
Festës tradicionale në Vermosh i parapriu një meshë, e cila u mbajt nga At Mirash Marinaj, famullitar i Tuzit.
Festa bashkoi banorët e mjaft fshatrave të Kelmendit, të cilët zgjodhën të vinin këtu për të festuar së bashku. Pas meshës, nën ritmet e këngëve dhe valleve, festa mori ngjyrat e bashkimit e vllazërimit. Vermoshi, si një nga 100 fshatrat turistik të Shqipërisë, mbetet një destinacion i preferuar nga vizitorët, por ende i paeksploruar aq sa duhet nga ata.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.