Festat e fundvitit – AKU Shkodër, inspektime dhe monitorime për garantimin e sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Rajoni Shkodër, ka shtuar inspektimet dhe monitorimet në subjektet e tregtimit dhe përpunimit të mishit, supermarket dhe tregjet ushqimore.
Objekt i kontrolleve janë kushtet higjieno-sanitare, kushtet e magazinimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore.
Të dhënat për vitin 2024 në këtë qark flasin për masa paralajmëruese për dhjetëra biznese, për plotësimin e kushteve dhe gjobitjen në rast përsëritje të shkeljeve.
AKU Shkodër informon se kontrollet do të vijojnë në qytet dhe në njësitë administrative, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.