Festat e fundvitit, Bashkia Shkodër njofton ndryshime të përkohshme në qarkullimin rrugor

Bashkia Shkodër

Bashkia e Shkodrës njoftoi të enjten për disa  ndryshime të përkohshme në qarkullimin rrugor, për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjeve gjatë ditëve të festave.

“Rruga ‘Besnik Sykja’ që lidh sheshin Dervishaj me pedonalen rruga “28 Nëntori”, do të bllokohet nga ora 17:00 – 00:00, duke nisur që nga dita e sotme deri në datën 1 Janar 2025. Të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë segment rrugor, qarkullimi do të kryhet nga rruga ‘Babej’ në drejtim të rrugës ‘Dragushej’, e cila vijon trafikun drejt rrugës ‘Edith Durham’ në sheshin ‘Perash’. Udhëtarët do të orientohen për lëvizjen e tyre nga efektivë të Policisë Bashkiake”, njofton Bashkia e Shkodrës.

Bashkia ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për këtë ndryshim, duke theksuar se masa synon “krijimin e kushteve të sigurta për këmbësorët në këto ditë festive, ku Shkodra mbetet në qendër të vëmendjes së festimeve”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.