Festat e fundvitit në Shkodër – Dhuratat dhe gatimet në darkën e Vitit të Ri
Festat e fundvitit i presin të gjithë me entuziazëm, por kryesisht fëmijët dhe të rinjtë u gëzohen më shumë.
Festat e fundvitit njihen ndryshe edhe si koha e dhuratave në familje, por edhe mes miqve.
Darka e Vitit të Ri është një nga traditat më të dashura për shqiptarët, ku familjet mblidhen për të festuar dhe për të shijuar ushqimet e përgatitura me shumë dashuri nga nënat dhe gjyshet tona.
Darka e Vitit të Ri në tryezat shqiptare nuk ka kuptim pa gjelin e detit.
Një traditë e vjetër kjo, ku prej dekadash me radhë vijon të mbizotërojë në familjet shqiptare në darkën e Vitit të Ri.