Festat e fundvitit/ OSHEE në gatishmëri për përballimin e situatës
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE , ka marrë masat për të parandaluar dhe shmangur ndonjë avari të mundshme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike në këtë fundvit.
Si shkak i mbingarkesës në rrjet, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike këshillon qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë, edhe pse grupet e punës janë në gatishmëri.
Në rang vendi, për çdo rast mungese apo defekti të energjisë elektrike, për qytetarët është vënë në dispozicion numri 04 227 4141 dhe 04 440 1414.