Festat e fundvitit, pritet shpërblim për efektivët në Policinë e Shtetit
Këshilli i Ministrave pritet që të vendosë nëse do të miratojë një fond të përcaktuar për shpërblimin e efektivëve të Policisë së Shtetit për festat e fundvitit.
Burime nga dikasteri blu thanë për RTSH, se nëse një vendim i tillë miratohet, prej tij do të përfitojnë mbi 10 mijë efektivë.
Dhënia e shpërblimit për efektivët është diskutuar prej ditësh, por ende qeveria nuk ka vendosur, pasi duhet përllogaritur fatura financiare dhe duhet miratuar prej saj. Vlera e shpërblimit ende nuk është përcaktuar nëse do të jetë 10 apo 15 mijë lekë.
Efektivët e Policisë së Shtetit prej së martës kanë kaluar në shpërblim të përforcuar, çka përkthehet në shërbim 12 orarësh.
Ishte vetë dikasteri blu që deklaroi se gatishmëria do të zgjasë deri më 3 janar, ndërsa prezenca policore është më e lartë në çdo shesh, mjedis festiv, institucione të rëndësisë së veçantë, pika kufitare apo edhe rrugë.
Kjo gatishmëri bëhet për të garantuar më shumë rend e siguri para, gjatë dhe pas festave.