Festat e fundvitit, zjarrfikësit bëjnë thirrje për mospërdorimin e fishekzjarrëve
Afrimi i fundvitit shoqërohet me festime të shumta por edhe me problematika përsa i përket zjarrvënies. Në Elbasan shitja e fishekzjarreve vijon të jetë e paligjshme.
Drejtuesi i Zjarrfikëses Emirjon Sota ka bërë me dije masat që janë marrë lidhur me festat duke theksuar se stafi do jetë në gatishmëri , automjetet e repartit do të pozicionohen në të gjitha pikat kyçe të qytetit, por ka bërë thirrje që lëndët plasëse festive të mos përdoren.
Gjatë viti 2024, Zjarrfikësja e Elbasanit ka pasur 260 ndërhyrje operacionale në të cilat 27 kanë qenë zjarre në banesa. Shkaqet mbeten bombulat e gazit të pa kontrolluara. Sot ai i ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm lidhur me përdorimin e tyre.
Drejtori i Repartit Zjarrfikës Elbasan shprehu edhe një herë gatishmërinë e plotë të të gjithë efektivëve gjatë gjithë vitit, por më i shtuar këto ditë në prag të ndërrimit të viteve.