Festat e Nëntorit, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork

Flamuri shqiptar është ngritur në Nju York me rastin e festave të Nëntorit.

I pranishëm në ceremoni ishte ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati dhe kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

“Ngritja e flamurit me Eric Adams, kryetarin e Bashkisë së NYC, Wall Street, në mes të ‘kryeqytetit’ të botës”, shkruan Bushati në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se, “festat e Nëntorit janë një moment krenarie për çdo shqiptar, duke na kujtuar historinë dhe sakrificat tona për liri”.

“Në këtë frymë, festuam bashkë me komunitetin shqiptar në SHBA dhe me personalitete si Imam Tahir Kukaj, Mark Gjonaj, Emina Çunmulaj, Fadil Berisha dhe Suela Janina, të cilët janë ambasadorë të shkëlqyer të kombit tonë”, u shpreh Bushati.

Ambasadori nënvizoi se, “shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë krenar kudo ku ndodhen”. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.