Festat e nëntorit, Policia e Shtetit: Vendi dhe flamuri mbeten zotimi më i vyer i punonjësve të policisë

Sot me 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Policia e Shtetit ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Policia e Shtetit nënvizon se ka qenë përgjatë 112 viteve të shtetit të pavarur shqiptar, ka qenë kontribuuese kryesore që te shtetndërtimi, te imazhi i shtetit shqiptar, si dhe te besimi e shpresa e qytetarëve te ligji.

“Koha ka rrjedhur, vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer i punonjësve të Policisë së Shtetit. Puna dhe sakrifica e tyre dhe e qindra Dëshmorëve të Policisë janë gdhendur me lavdi në historinë e Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit thekson e se 28 e 29 Nëntori na gjen krenarë për sa kemi bërë dhe të vetëdijshëm që Shqipërisë dhe shqiptarëve iu detyrohemi shumë më shumë, punë, angazhim, sakrificë, humanizëm dhe shërbim akoma më cilësor.

“Shteti, Policia dhe qytetarët janë simbioza ekzistenciale për të ardhmen e dëshiruar në vendin tonë. Policia e Shtetit ju uron: Gëzuar festat e Nëntorit!”, e përmbyll urimin Policia e Shtetit, të shoqëruar nëpërmjet një video.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.