Sot me 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Policia e Shtetit ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Policia e Shtetit nënvizon se ka qenë përgjatë 112 viteve të shtetit të pavarur shqiptar, ka qenë kontribuuese kryesore që te shtetndërtimi, te imazhi i shtetit shqiptar, si dhe te besimi e shpresa e qytetarëve te ligji.
“Koha ka rrjedhur, vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer i punonjësve të Policisë së Shtetit. Puna dhe sakrifica e tyre dhe e qindra Dëshmorëve të Policisë janë gdhendur me lavdi në historinë e Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit thekson e se 28 e 29 Nëntori na gjen krenarë për sa kemi bërë dhe të vetëdijshëm që Shqipërisë dhe shqiptarëve iu detyrohemi shumë më shumë, punë, angazhim, sakrificë, humanizëm dhe shërbim akoma më cilësor.
“Shteti, Policia dhe qytetarët janë simbioza ekzistenciale për të ardhmen e dëshiruar në vendin tonë. Policia e Shtetit ju uron: Gëzuar festat e Nëntorit!”, e përmbyll urimin Policia e Shtetit, të shoqëruar nëpërmjet një video.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.