Festat e nëntorit/ Qeveria vendos edhe ditën e hënë pushim për administratën

531fbb4549444043a746a5b450e6ae10
Qeveria ka vendosur ditë pushimi për administratën shtetërore 27 nëntorin, ditën e hënë.
Kjo ditë pushimi, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës.
27-nëntori u vendos nga qeveria pushim, në kuadër të festave të 28-29 nëntorit. Kështu, nga e hëna deri të mërkurën, shkollat dhe administrata do të jenë pushim.
