Festat, ku do i kalojnë shkodranët / Qytetet më të kërkuara, Prizreni, Vlora, Korça
28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit, apo biletat e avionëve të prera individualisht më herët.
Interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shpejt dhe kanë qenë kryesisht të orientuara drejt Europës, por edhe rajonit, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia kanë qenë të preferuara.
Sa i takon qyteteve tona, më të kërkuara janë Vlora dhe Korca
Kërkesat për udhëtime kanë qenë të kënaqshme për keto festa, ndrsa agjensitë bëjnë të ditur se qytetarët kanë nisur të planifikojnë të udhëtojnë më së shumti për festat e fundvitit.