Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan – Mbi 10 mijë persona kanë hyrë në 48 orët e fundit

muriqan festat

Festat e fundvitit, shoqëruar me ditët e pushimit, kanë rritur lëvizjet në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit.

 Sot vihet re se,  fluksi më i lartë ishte në hyrje të territorit shqiptar, pasi kryesisht emigrantët janë ata që kanë preferuar të kalojnë festat në vendin e tyre.

Sipas të dhënave të autoriteteve doganore, gjatë 48 orëve të fundit kanë hyrë dhe dalë nga kjo pikë doganore 14,600 persona, ku 10,200 kanë hyrë në Shqipëri dhe 4,400 kanë dalë nga territori ynë.

Aktualisht, po punohet me pesë sportele, dy për hyrje dhe tre për dalje. Ndërkohë, pritet që në ditët në vazhdim fluksi i lëvizjeve të shtohet në këtë pikë kalimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.