Festat, solidaritet me personat në nevojë / Emigranti shpërndan dhurata dhe pako ushqimore
Festat e fundvitit janë një moment gëzimi, por jo të gjithë kanë mundësi t’i festojnë ashtu siç duhet për shkak të mungesës së të ardhurave. Të shumta janë familjet me probleme ekonomike në Qarkun e Lezhës, por falë bujarisë dhe solidaritetit të njerëzve të thjeshtë do të kenë mundësi të festojnë si gjithë të tjeret. Juljan Skendaj, një shqiptar që jeton prej vitesh në emigrim udhëtoi nga Suedia, për t’ju ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Ai shpërndau dhurata dhe pako ushqimore, ndërsa pjesë e mbështetjes ishin dhe 5 karroca për familjet me anëtarë persona me aftësi të kufizuar paraplegjik.
Përsonat në nevojë, që nuk kishin mundësi për të festuar ju gëzuan pa masë kësaj mbështetje, që i bëri të jenë të barabartë si gjithë të tjerët.