Festë në çdo orë të ditës – Vizitorë vendas dhe të huaj gjatë këtij muaji në Shkodër
Me moton “Shkodra n’festë”, kryeqendra e veriut po mirëpret këtë dhjetor turistë të shumë vendas dhe të huaj.
Aktivitetet kanë nisur me ndezjen e dritave festive në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, aty ku është krijuar dhe qyteza e festës, me mbi 30 objekte që ofrojnë shërbime të ndryshme nga kulinaria tek argëtimi për fëmijët.
Jo vetem në mbrëmje ,por edhe gjatë ditës, kjo zonë po frekuentohet nga vizitorë të shumtë.
Atmosfera do të vijojë të jetë e ndezur deri në natën e ndërrimit të viteve
me të tjerë artistë që do të e performojnë para bashkisë .
Ndërsa, mbrëmjen e 31 dhjetorit do të zhvillohet dhe spektakli i fishekzjarreve.