Festë në shtëpinë e fëmijës/Një grup vullnetarësh zgjodhën të festojnë me shtëpinë e fëmijës

Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të ndajnë festën me shtëpinë e fëmijës në Shkodër.Ritvan Luzaku tregon se askush më shumë se këta fëmijë nuk ka nevojë për dashuri dhe vëmendje. Fiter bajrami, që në thelb ka pikërisht dhembshurinë dhe dashurinë që duhet të kemi ndaj njëri tjetrit, kur ndahet me shtresat më në nevojë kjo festë merr më shumë kuptim. Fëmijët e shtëpisë 6-16 vjeç iu gëzuan jo vetëm tryezës plot dhe dhuratave, por edhe kohës së kaluar më në ngrohtësi.