Festë për emigrantët, Dom Gjovalini: Mënyrë falenderimi për kontributin që japin për zonën
Gushti njihet ndryshe si muaji i emigrantëve, pasi të gjithë presin pushimet për të ardhur në vendlindje e për t’u takuar me familjarët dhe miqtë e tyre. E këtij momenti ka vendosur t’i kushtojë një mbremje të veçantë famullia e “Dajç-Bregu i Bunës”, duke organizuar festën e emigranteve.
Për emigrantët organizime të tilla janë gjithmonë të mirëpritura, pasi shërbejnë edhe si pikë takimi mes tyre.
Famullia Dajç synon ta kthejë në traditë këtë organizim, për të shënuar një bashkim të të gjithë zonës, por edhe për të shprehur falenderimin e saj për kontributin që japin emigrantët në atdhe.