FESTË PËR EMIGRANTËT NË LEZHË / Aktivitetit festiv i bashkohen qindra qytetarë
Në Lezhë, emigrantëve ju dedikua një mbrëmje e veçantë, duke përmbyllur dy javë aktivitete të përnatshme për t’i dhënë qytetit më shumë gjallëri gjatë verës. Dita e Shtegtarit organizohet prej vitit 2006 në Lezhë dhe është kthyer në një festë tradite që mbledh në sheshin e qytetit mijëra emigrantë.
Ajo shoqërohet me aktitivitete artistike dhe shënon një ditë përkujtimore për sakrificën dhe kontributin e emigrantëve, ndërsa shërben si moment ribashkimi për shumë prej tyre. Dita e Shtegtarit konsiderohet diçka e bukur për ta dhe shumë sinjifikative, e shumë shpresojnë që të kenë mundësi të rikthehen.
Edhe këtë vit, në skenën e ngritur për këtë akivitet, janë ngjirur disa prej artistëve më të mirë të momentit duke kënaqur publikun. Aktiviteti u ndoq nga emigrantë, qytetarë të shumtë, vizitorë e turistë që zgjedhin Lezhën enkas edhe për këtë aktivitet.