Festimet e Karnavaleve në Shkodër / Goditja e fenomeneve negative, një nga karakteristikat e festës tradicionale

Festimet e Karnavaleve të Shkodrës kanë vijuar në rrugën pedonale me shfaqjet artistike të shkollave 9-vjeçare publike dhe jopublike.
Karnavalet janë një mënyrë për të goditur veset negative të shoqërisë përmes thumbimit dhe për të përcjellë mesazhe të dobishme.
Bullizmi, apo telefoni që po zëvendëson librin, janë disa prej fenomeneve që kanë realizuar të rinjtë me ndihmën e mësuesve.
Fëmijët e vegjël janë ata që po e shijojnë më shumë atmosferën e Karnavaleve dhe vendosjen e maskave të shumëllojshme.
Programi artistik u plotësua me këngë dhe valle përmes interpretimeve të realizuara për këtë festë tradicionale të qytetit.