Festival muzike në Rrjoll, Sanfest rikthehet në edicionin e tij të katërt në datat 1 dhe 2 qershor
Plazhi i mrekullueshëm i Rrjollit mbetet padyshim një nga perlat natyrore në veri të vendit. Këtë vit ai do të gjallërohet edhe më shumë nga atmosfera që pritet të krijojë festivali i muzikës “Sanfest”, i cili rikthehet në edicionin e tij të katërt si një eksperiencë unike e gjithçkaje që mund të ofrojë një eveniment i tillë.
Muzika do të jetë kryefjala, por përveç saj argëtimi do të vijë përmes organizimit të sporteve të ndryshme ujore, gaming zonës, yoga etj. Pjesë e artistëve të këtij viti janë 11 deejay dhe 4 banda muzikore.
“Sanfest” do të zhvillohet në datat 1 dhe 2 qershor duke nisur nga orët e paradites deri në darkë vonë.