Festivali 62-të i Këngës po afron, këngëtaret e natës së dytë zhvillojnë provat së bashku me orkestrën
Edhe pak ditë na ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë shqiptare, Festivali i 62-të i Këngës po afron, ndërsa të gjithë komponentët janë bërë bashkë për të sjellë një spektakël të vërtetë.
Këngëtarët të cilët do të ngjiten në skenë natën e dytë të festivalit kanë zhvilluar provat së bashku me orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.
Skena e madhe e Festivalit të Këngës ka qenë gjithmonë mikpritëse jo vetëm e artistëve të cilët kanë vite në skenë por edhe atyre të rinj.
Ndërsa na ndajnë vetëm 10 vite përpara nisjes së festivalit emocionet janë prezente tek të gjithë artistët.
Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës do të mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.