Festivali i 62 i RTSH- Edhe 2 ditë nga nata e parë. I ftuar special, këngëtari italian Umberto Tozzi

Kur duhen edhe 2 ditë për t’u hapur sipari i natës së parë të Festivalit të 62-të në Radio Televizionin Shqiptar, është zbuluar edhe surpriza e parë e eventit më të rëndësishëm muzikor në vend. I ftuar special në natën e parë (19 dhjetor), do të jetë këngëtari i famshëm italian, Umberto Tozzi.

Ndërkohë, në Pallatin e Kongreseve puna vijon me intensitet të lartë. Këngëtarët janë të gjithë të emocionuar teksa presin radhën për tu ngjitur në skenë për të kënduar.

Festivali i 62 ka afruar edhe shumë artistë të rinj që skenën e Festivalit e kanë patur ëndërr.

Të performosh me Orkestrën e Radio Televizion Shqiptar është një privilegj edhe për këngëtar që nuk konkurrojnë për herë të parë.

Drejtori artistik i Festivalit Bojken Lako nuk zbuloi surprizat që e presin spektatorin dhe telespektatorin, por premtoi që çdo natë ka të ftuar special.

Të ftuar të ndryshëm që janë  nga Shqipëria, por edhe nga bota, personalitete të ndryshëm të muzikës që janë nëpër katër netët, më shumë në natën e tretë. Edhe nata e parë dhe e dyta ka shumë surpriza të bukura që do ti themi në vazhdim” u shpreh Lako.

Festivali i 62-të në RTSH fillon me 19 dhjetor dhe për katër netë me radhë në skenë do të ngjiten këngëtarë të karrierës që kanë bërë histori me këngët e muzikës së lehtë shqiptare por edhe të rinjtë që kanë zgjedhur të nisin karrierën e tyre artistike në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

8 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

8 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

9 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

10 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

10 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

12 hours ago

This website uses cookies.