Festivali i 62 te
7 ditë nga ndajnë nga nata e parë e edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH, teksa këngëtarët vazhdojnë provat me orkestrën dhe bendin për të sjellë para publikut performancat në më të mirën e tyre. Ky edicion dallohet për nga pjesëmarrja e artistëve të rinj, të cilën e shohin ngjitjen në skenën e festivalit si moment kulminant të karrierës së tyre artistike.
“Është hera e parë që marr pjesë në festival dhe kam pasur gjithmonë dëshirë dhe ky mendoj se është momenti i duhur për të marrë pjesë. Do të kisha shumë dëshirë që të përfaqësoja Shqipërinë në Eurosong por mua më mjafton edhe pjesë marrja dhe të vlerësohem për atë që unë jap.”
“Ka qenë gjithmonë një ëndërr që unë të merrja pjesë më shumë një nostalgji dhe nga prindërit dhe nga të gjithë që flasin për festivalin dhe doja që sado e vogël që të jetë edhe gjurma ime në këtë festival.”
Nuk mungojnë edhe artistët që rikthehen në skenën e festivalit, të cilin e vlerësojnë si eventin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.
“Për mua është e hera e dytë që marrë pjesë në këtë festival mezi e presim që të marrim pjesë. Është i vetmi kompeticion që bëhet në mënyrë kaq madhështore.”
Në Festivalin e 62-të të Këngës në RTSh, që do të mbahet nga data 19-22 dhjetor marrin pjesë 31 artistë. Për herë të parë këngët e përzgjedhura do të dëgjohen gjatë netëve të festivalit.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.