Festivali i 62 te i Kenges ne RTSH
Ngjarja më e rëndësishme vjetore e muzikës së lehtë shqiptare, Festivali i 62-të i Këngës në RTSh, solli rekorde të shikueshmërisë në youtube, por provokoi dhe një bum komentesh.
Përgjatë katër netëve të Festivalit, rezulton se totali i shikimeve e kaloi shifrën e mbi 1 milion e 327 mijë shikuesve. Ndërsa gati një javë pas mbylljes së këtij aktiviteti, shikueshmëria është dyfishuar.
Statistikat tregojnë se numri i klikimeve të videove të festivalit të publikuara në kanalin youtube të RTSH, gjatë neteve kur zhvillohej spektakli rezulton të jetë 12 milion. Aktualisht kjo shifër kaluar mbi 18 milion.
Dy videot më të klikuara dhe që kanë ngjallur më shumë interes në publik janë video e kënges fituese “Zemrën n’dor” të Besa Kokdhimës e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2024 dhe video e këngës “Çmendur“ e Mal Retkocerit, i cili mori çmimin e jurisë.
Shikimet rezultojnë të jenë 16 herë më shumë se zakonisht. Më shumë ndjekës kanë zgjedhur të shohin videot e festivalit për një kohë të gjatë. Mbi 6400 persona e ndoqën drejtëpërdrejtë Festivalin e 62-të të Këngës në kanalin e youtube.
Performanca më e ndjekur ka qenë ajo e këngëtares nga Kosova Adelina Ismajlit në natën e tretë të nostaligjisë me këngën “Zemrën nuk ta fal”, kënduar për herë të parë në Festivalin e 35-të të Këngës në RTSH, në vitin 1997.
Ndonëse kanë kaluar 26 vite nga dalja e parë, Adelina Ismajli në Festivalin e 62-të, ruante të njëjtin interpretim magjik.
Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…
Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…
Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…
Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…
This website uses cookies.