Festivali i 62-të i Këngës/ Prezantuesja Krisa Çaushi: Kanë filluar provat intensive. Festivali i këtij viti, krejtësisht ndryshe

Krisa Caushi 1

Krisa Caushi 1

Edhe disa ditë na ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme muzikore në vend, teksa në datat 19-22 dhjetor do të mbahet Festivali i 62-të i Këngës. Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur tashmë provat, ndërsa prezantuesja Krisa Çaushi ka ndarë detaje nga organizimi në “Jetë Shqiptare”.

Kemi filluar me provat intensive, për pak ditë jemi gati. Orkestra ka mbaruar me provat gjenerale, tani kanë filluar edhe këngëtarët, po punohet edhe mezi po presim netët e Festivalit pasi do jenë super”, u shpreh Çaushi.

Krisa Çaushi, moderatorja e emisionit “Stacioni Rozë” në RTSH, u konfirmua zyrtarisht si prezantuesja e katërt e Festivalit më 30 nëntor, ftesë për të cilën thotë se nuk e priste.

Ftesën nuk e prisja të them të drejtë. Jam emocionuar pafund. Ndihem gati dhe është një privilegj dhe kënaqësi shumë e madhe që të prezantoj për herë të parë dhe në fillimet e karrierës sime Festivalin  e Këngës. Lajmin e para e ka marrë vesh regjisorja ime, Sara Jaupaj dhe më pas familja ime”, tha prezantuesja.

Çaushi theksoi se Festivali i këtij viti do të vijë krejtësisht ndryshe, e po ashtu do të jetë edhe pamja e prezantuesve.  

Festivali i Këngës këtë vit do të vijë krejtësisht ndryshe, dhe gjithashtu edhe pamja jonë do të jetë krejtësisht ndryshe. Do të jetë diçka jashtë xixave të shumta, gurëve, do jetë diçka që është për të rinjtë”, deklaroi ajo.

Çaushi do të prezantojë Festivalin e Këngës në krah të Adriana Matoshit, Kledi Kadiut dhe Xhuliano Dules.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.