Festivali i Bashtovës, muzikë, aventura në natyrë dhe panair artizanësh

Kalaja e Bashtovës mikpriti këtë fundjavë një festë të organizuar nga projekti EU4Culture i financuar nga Misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Festivali i Bashtovës eksploroi kulturën e pasur të Kavajës dhe Rrogozhinës përmes performancave të artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, aventurave në natyrë dhe një panairi artizanësh e prodhimesh vendase.

Festivali ishte mjaft i larmishëm, filloi me një ecje përgjatë Shtegut të Liqeneve, më pas, mbrëmja u gjallërua me një panair artizanal, me pikturat e Stefanaq Sotjës dhe fotot e Sulejman Qolit.

“Krenarë që mbështetëm Festivalin e Bashtovës përmes programit EU4Culture. Artistët krijuan një atmosferë fantastike me meloditë tradicionale, ato ndërkombëtare dhe kërcimet”, tha Misioni i BE-së në Shqipëri në një postim në rrjetet sociale ku ndau edhe pamje nga aktivitetet e organizuara.

Kalaja e Bashtovës ndodhet rreth 2 km larg fshatit Vilë-Bashtovë në afërsi të lumit Shkumbin. Kalaja u ndërtua në shekullin XV dhe shërbeu si një objekt tregtimi për tregtarët venecianë dhe si një fortesë për të larguar pushtuesit osmanë. Pozicioni i saj strategjik i lejoi luftëtarët mesjetarë të kontrollonin një zonë shumë të madhe të Adriatikut në perëndim dhe njëkohësisht, fushën në lindje.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

2 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

2 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

2 hours ago

PSG-Arsenal i besohet Feliks Zvajer, precedentët me të dy klubet

UEFA ka vendosur se kush do të jetë arbitri i ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe…

2 hours ago

Zgjedhja e Papës së ri, 133 kardinalë mblidhen në Vatikan për konklavë

133 kardinalë të moshës mesatare 70 vjeç, dhe shumë prej të cilëve të zgjedhur nga…

2 hours ago

Kosovë- LDK refuzon koalicionin qeverisës me Albin Kurtin, Abdixhiku propozon qeveri tranzitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka refuzuar ofertën e Albin Kurtit për koalicion…

3 hours ago