Festivali i fëmijëve shpall dy fitues, në përfundim të natës së tretë juria vlerësoi më të mirët e edicionit
Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë uli siparin e edicionit të 62-të tij. Në dallim nga vitet e kaluara, juria përzgjodhi dy këngë fituese sipas kategorive respektive të ndara në grupmosha.
Për moshat 6-9 vjeç Rejna Koçi u shpall fituese me këngën “Dashuri sjell në këtë botë”.
“Sytë e saj” ishte kënga e artistes Ameis Demiraj që u vlerësua si më e mira për grupmoshën 10-14 vjeç.
Në këtë natë finale nuk munguan të ftuarit e veçantë që ndër vite kanë kontribuar për festivalin e fëmijëve si: Rosela Gjylbegu, Elhaida Dani dhe Alis Kallaçi.
Prej tre vitesh në festival akordohet edhe çmimi “Kujtim Alija” që në këtë edicion shkoi për mjeshtrat e korit: Bardhyl Hysa, Arben Jubani dhe Leonora Luca.
Festivali i Këngës për Fëmijë në Shkodër ka nxjerrë ndër vite emra të njohur të skenës muzikore shqiptare duke zënë një vend të rëndësishëm në ecurinë e artit në Shqipëri.