Festivali i improvizimit në piano, Bisha: Kemi nevojë të forcojmë artin e dëgjesës
“Ritual Piano Improvisation” çeli edicionin e katërt në teatrin “Migjeni”, në një mbrëmje, ku kryefjalë ishte tingujt pianistikë të artistit italian Vincenzo Furio.
Spektatorët e vendosur në të njëjtën platformë me artistin shijuan repertorin me muzikë klasike dhe kontemporane.
Përmes këtij festivali , të bazuar mbi improvizimin, ideatori Robert Bisha kërkon të përcjellë mesazhin e dëgjesës si një art më vete.
Kompozitori i shquar Robert Radoja ishte spektatori më i veçantë i kësaj mbrëmje.
Sa herë gjendet në teatrin “Migjeni” ndjen nostalgji të madhe për të.
“Ritual Piano Improvisation Festival” është i vetmi festival ndërkombëtar i pianos, unik në Ballkan, me fokus parësor improvizimin 360 gradë, një aftësi e disa kompozitorëve në historinë e muzikës për ta krijuar atë në çast!