Festivali i Këngës në RTK, Boshnjaku për “Kape Ditën”: Arritje, ka artistë edhe nga Shqipëria

Boshnjaku

Boshnjaku

Pas një pritje dhe një pune të gjatë çelet në Prishtinë Edicioni i Parë i “Fest 2023” ku do të marrin pjesë 18 këngëtarë/grupe të muzikës moderne të përzgjedhur ndër artistët, kompozitorët, autorët dhe orkestruesit më në zë.

Netët live të Festivalit do të realizohen në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë në datat 26, 27 dhe 28 tetor dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kjo është një ngjarje historike dhe një mundësi më shumë për të gjithë artistët shqiptarë dhe “Kape Ditën” në Radio Tirana, me qëllim për ta mbështetur këtë festë të madhe e cila synon të jetë një fillim i mbarë për të dërguar një këngë të Republikës së Kosovës në Eurovizion, ka pasur në një lidhje direkte drejtorin artistik të Festivalit, Florent Boshnjaku.

Mjeshtri Boshnjaku shprehet se mbajtja për herë të parë e këtij festivali, është një mundësi e mirë për të gjithë këngëtar, e kryesisht për artistët e rinj.

Boshnjaku bën me dije se në festival do të marrin pjesë edhe artistë e autorë nga Shqipëria.

Mjeshtri ka vetëm një thirrje për artistët, që ta konsiderojnë këtë festival më shumë si një festë, se sa si një garë.

Nën udhëheqjen e Adi Krastës fatmirësisht këtë vit organizohet festivali për herë të parë. Është vazhdim i traditës muzikore. Për shkak të kushteve, luftës e problemeve, festivalet janë ndalur por fatmirësisht këtë vit po bëhet në RTK ky festival i këngës.

Po ka artistë dhe autorë nga Shqipëria. Kemi nga të gjitha trevat. Kjo është e bukura e këtij festivali. Unë e shoh këtë festival si festë. Si fillim i diçka që duhet parë si festë dhe jo si garë. Është arritje.

Sivjet është me rëndësi ta kemi këtë festë. Kushdo që del në vend të dy të tretë, të parë, s’ka rëndësi”, tha Boshnjaku.

Drejtori Artistik i Festivalit shpreson se shumë shpejt edhe Kosova të jetë pjesë e platformës së Eurosong.

“Shumë pjesë të jemi pjesë e platformës Eurosong. Për fat të keq, këtë e kanë politizuar. Shpresojmë që në momentin që RTK të bëhet pjesë e EBU-së”, tha ai.

Pyetjes nëse festivali i RTK-së do ndikojë në Festivalin e 62-të të RTSH-së, Boshnjaku u përgjigj duke thënë se e sheh si një mundësi të dyfishtë për të gjithë artistët.

Ai shprehet falënderuese për të gjitha mundësitë që RTSH i ka dhënë atij dhe të gjithë artistëve, ndërsa siguron se ky bashkëpunim do të vijojë.

Fillimisht vetë kam qenë pjesë e shumë festivaleve në Shqipëri.

Jam mjaft i lidhur me pjesën tjetër të Shqipërisë. Por gjithsesi ideja është që jam falënderues për mundësitë në RTSH dhe do e quaja bashkëpunim. Do vazhdojë bashkëpunimi, është mundësi fantastike për artistët edhe për ata të rinj.

Krijohet mundësi e dyfishtë, është fantastike”, theksoi ai.

Kompozitori dhe producenti i shumë hiteve ndër vite si dhe i këngës “Suus” nga Rona Nishliu, vazhdon të mbetët një nga artistët më të kërkuar nga këngëtarët shqiptarë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.