Festivali i këngës në RTSH/ Mbyllen aplikimet, u dorëzuan mbi 80 krijime nga të gjitha trevat
Eventi më i rëndësishëm i muzikës së lehtë shqiptare Festivali i 62 i këngës në RTSH ka mbyllur aplikimet. Mesnata e 10 tetorit ishte afati i fundit i dorëzimit të këngëve pjesëmarrëse. Këtë vit numërohen mbi 80 krijime muzikore cilësore të përgatitura nga kompozitor, tekst shkrues dhe artist shqiptar jo vetëm nga Shqipëria , por edhe nga treva te tjera si Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia ,Italia dhe Amerika.
Risi e këtij viti gjatë procesit të aplikimit ka qenë mundësia për të marrë në kohë reale një përgjigje të automatizuar nga emaili . Pasi autori i këngës dorëzonte materialin e përfunduar këngën e plotë, orkestralen bashkë me zërat shoqërues, instrumentalen e këngës, tekstin, si dhe emrat e autorëve i vinte një përgjigje nëse materiali pranohej apo jo duke e shoqëruar me argumentet përkatës.
Brenda kësaj jave të gjitha këngët do ti nënshtrohen një faze seleksionuese nga një komision pranues i përcaktuar nga bordi i festivalit. Pas këtij filtri do te shpallen edhe këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 62 të këngës ne RTSh .
Lista e plotë e artisteve që do bëhen pjesë e këtij festivali si dhe te rejat me te fundit mbi këtë event muzikor do te keni mundësi ti ndiqni në rrjetet sociale të Fest 62 dhe RTSh.