Categories: FLASHMuzikë

Festivali i këngës në RTSH/ Mbyllen aplikimet, u dorëzuan mbi 80 krijime nga të gjitha trevat

Eventi më i rëndësishëm i muzikës së lehtë shqiptare Festivali i  62 i këngës në RTSH ka mbyllur aplikimet. Mesnata e 10 tetorit ishte afati i fundit i dorëzimit të këngëve pjesëmarrëse. Këtë vit numërohen mbi 80 krijime muzikore cilësore të përgatitura nga kompozitor, tekst shkrues dhe artist shqiptar jo vetëm nga Shqipëria , por edhe nga treva te tjera si  Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia ,Italia dhe Amerika.

Risi e këtij viti gjatë procesit të aplikimit  ka qenë mundësia për të marrë në kohë reale një përgjigje të automatizuar nga emaili . Pasi autori i këngës dorëzonte materialin e përfunduar  këngën e plotë, orkestralen bashkë me zërat shoqërues, instrumentalen e  këngës, tekstin, si dhe emrat e autorëve i vinte një përgjigje  nëse materiali pranohej apo jo duke e shoqëruar me argumentet përkatës.

Brenda kësaj jave të gjitha  këngët do ti nënshtrohen një faze seleksionuese nga një komision pranues i përcaktuar nga bordi i festivalit. Pas këtij filtri do te shpallen edhe  këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 62 të këngës ne RTSh .

Lista e plotë e artisteve që do bëhen pjesë e këtij festivali si dhe te rejat me te fundit mbi këtë event muzikor do te keni mundësi ti ndiqni në rrjetet sociale të Fest 62 dhe RTSh.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.