Festivali i kërcimit “prek” Shkodrën / Teatri “Migjeni” priti në skenën e tij dy performuesit e kërcimit kontemporan

kercimi
“Takimi i kërcimit shqiptar” ose “Albania Dance Meeting” në edicionin e tij të 18-të ka prekur edhe skenën e Teatrit “Migjeni” ndonëse shiu i rrëmbyer u bë pengesë për praninë e gjerë të spektatorëve në sallë. Shfaqja e titulluar “Parallel Minds” erdhi përmes dy performuesve të huaj Anna Possaring dhe Joel Diegert.
Të dy ata tregohen entuziastë për pjesëmarrjen e tyre në këtë event. Vizioni i festivalit që në krye të herës ka qenë promovimi i kërcimit bashkëkohor që vazhdon ta ketë edhe sot, e konceptuar si një ftesë për të njohur veten dhe ata që na rrethojnë në temporalitete të ndryshme.
Përgjatë këtyre ditëve në teatrin “Migjeni” janë zhvilluar një numër i madh aktivitetesh duke i dhënë atmosferë dhe larmi organizimeve kulturore të qytetit.