Festivali i kitarave, Muzeu Historik priti edicionin e tetë të “Albania Guitar Festival”

“Festivali i Kitarave” ka shënuar edicionin e tetë të tij duke vijuar rrugën e traditës, iniciativë e muzikantit Denis Bizhga. Pasi ka lëvizur në disa nga qytetet e Shqipërisë, ky festival ndaloi për herë të dytë në Shkodër, ku Muzeu Historik u bë ambjenti mikpritës i tij.
Organizatori dhe Drejtori Artistik i “Albania Guitar Festival”, Denis Bizhga, thotë se ky festival i shërben edhe promovimit të objekteve të trashëgimisë kulturore të vendit.
Pjesë e këtij edicioni u bë edhe instrumentisti nga Spanja, Eduardo Inestal.
“Festivali i Kitarave” në këtë edicion të tetë do vijojë rrugëtimin edhe në qytete të tjera të vendit duke i falur kënaqësi ndjekësve të tij.