Festivali i kulinarisë në fundjavë / Mes aktiviteteve të shumta për festat e dhjetorit veçohet edhe prania e blogg- erëve të njohur

brunilda
Shkodra prej ditësh e netësh po i pret festat e fundvitit me atmosferë dhe gjallëri të vazhdueshme teksa sheshi para Bashkisë është shndërruar në “skenën qendrore” të këtyre festimeve.
Mes aktiviteteve të shumta spikat edhe Festivali i Kulinarisë. Ai do të mbahet në datat 15 dhe 16 dhjetor. Brunilda Liçaj është shpallur nga Bashkia Shkodër fituese me idenë e saj të organizimit.
Fundjava do të sjellë në Shkodër disa nga blogerët më të njohur në vend ndërsa ata do të jenë një “reklamë” e mirë për promovimin e qytetit edhe më shumë mes gjithë kësaj atmosfere festive.