Festivali i muzikës moderne në Shkodër, nata e dytë me performanca të shkëlqyera
Festivali i Muzikës Moderne ka vijuar natën e dytë në ambientet e jashtme të një lokali të njohur në pedonalen e qytetit.
Artëdashësit shkodranë pritën ngrohtë performancat e këngëtarëve shkodranë , por edhe atyre të huaj.
Drejtuesit e festivalit vlerësuan jo vetëm artistët pjesmarrës, por edhe publikun, që e ka ndjekur dhe mirëpritur këtë eveniment.
Vetë këngëtarët falenderojnë organizatorët e këtij festivali , që i ka dhënë emocione të veçanta, si dhe Bashkinë e Ministrinë e Kulturës për mbështetjen e dhënë .
Nata finale do të zhvillohet në sheshin para Bashkisë , ku pritet kulmimi i këtij festivali me një spektakël plot performanca nga këngëtarët shkodranë dhe të ftuarit nga vende të tjera.