Festivali i Muzikës Moderne në Shkodër, nata përmbyllëse dhuron spektakël
Festivali i Muzikës Moderne ka ulur siparin pas tre netësh mbresëlënëse në ambiente të hapura të zonës muzeale dhe sheshit para Bashkisë Shkodër.
Në natën e fundit, këngëtarët pjesmarrës e kthyen këtë eveniment në një spektakël muzikor, duke i dhuruar një mbrëmje magjike artëdashësve të pranishëm.
Nga ana e tyre, këngëtarët shprehin emocionet që i dhuroi pjesmarrja në këtë festival.
Festivali i Muzikës Moderne u rikthye suksesshëm në edicionin e 7-të, pas disa viteve mungesë .
Për vitin tjetër, pritet që ky aktivitet kulturor të përfshijë një numër më të madh artistësh, jo vetëm nga Shqipëria , por edhe të huaj.