Festivali i Muzikës Moderne, organizatorët, konferencë për detajet e tre netëve të festivalit

Tre ditë para nisjes së edicionit të 7-të të Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër, organizatorët zhvilluan një konferencë për mediat në lidhje me risitë dhe detajet e organizimit.
I veçantë mund të konsiderohet formacioni Big Band i këtij evenimenti artistik i përbërë prej emrave të njohur të muzikës.
Edicioni i 7-të i festivalit do të ketë në përbërjen e tij solistë të njohur shkodran, materialet e të cilëve do të shoqërohen nga grupi “N’Gen”.
Festivali i Muzikës Moderne rikthehet pas 7 viteve mungesë, duke synuar të mbajë gjallë vlerat e muzikës moderne tek brezi i ri e më tej.