Festivali i Poeteshave/Në edicionin e katërt u përzgjodhën 30 poezitë më të mira

Biblioteka “Marin Barleti” mirëpriti edicionin e katërt të Festivalit Mbarëkombëtar të Poeteshave, i vetmi në llojin e tij që zhvillohet në vendin tonë. Ideatorja e festivalit Farida Zmijani thotë se pjesëmarrja ka qenë e lartë edhe këtë vit.Një e ftuar e veçantë këtë edicion ishte lahutarja e vetme grua në Shqipëri, Lumturije Nonaj. Festivali i Poeteshave organizohet nga Lëvizja vullnetare “Gratë frymojnë vlera”. Kryefjalë e tij është figura e femrës me prirje artistike, në këtë rast poezinë. Në përfundim, me çmimin e parë u vlerësua poetja Bruna Përvathi.