Festivali i Teatrit për të Rinj, nata e dytë, gjimnazi “28 Nëntori” në skenë me “Pallati 176”
Festivali i Teatrit për të Rinj ka vijuar edhe mbrëmë të mbushë me atmosferë të gëzueshme rinore Teatrin “Migjeni”.
Nata e dytë të këtij festivali ngjiti në skenë nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori “, të cilët interpretuan komedinë “Pallati 176” . Kjo komedi, mjaft e njohur nga artëdashësit , u vu në skenë nga regjisori Frits Selmani, i cili kishte futur edhe elemete të tjera bashkëkohore në këtë shfaqje. Për regjisorin e Selmani, festivali nuk është thjeshtë një aktivitet artistik, por edhe një mundësi për të rinjtë për t’u përfshirë në art edhe në të ardhmen e tyre.
Interpretimi i gjimnazistëve u mirëprit me duartrokitje të shumta nga spektatorët , të cilët e kishin mbushur plot e përplot Teatrin “ Migjeni”.