Festivali Letrar ul siparin/Biseda me shkrimtarin Primo Shllaku përmbylli edicionin e 16-të të festivalit

primo shllaku
Biseda me shkrimtarin shkodran Primo Shllaku rreth librit të tij “Pesha e padurueshme e pafajësisë” në mjediset e Bibliotekës “Marin Barleti” përmbylli atë që njihet si Festivali Letrar i Shkodrës. Libri ka në fokus një pjesë të ngjarjeve që zhvillohen në Shkodër duke u trajtuar në kontekstin historik të kohës.Autori shkodran kërkon të japë mesazhin e lirisë përmes librit të tij.Festivali Letrar i Shkodrës ka sjellë përgjatë gjithë muajit nëntor takime të vazhdueshme autoriale duke u organizuar në formatin e forumeve dhe bisedave të vazhdueshme rreth librit.