Festivali Mbarëkombëtar i Humorit – Kryebashkiaku Benet Beci takon disa nga aktorët gjatë provave

Festivali Mbarëkombëtar i Humorit po pritet me një interes të jashtëzakonshëm nga publiku shkodran.

 Shkodra hap siparin për herë të parë për Festivalin Mbarëkombëtar të Humorit, një ngjarje që pritet të kthehet në traditë dhe të sjellë buzëqeshje për të gjithë adhuruesit e artit dhe humorit.

Kryetari i Bashkisë Shkodër ,Benet Beci, ka takuar trupën e aktorëve të Shkodrës duke i siguruar për mbështetjen në këtë festival i cili pritet të ketë nje sukses të jashtëzakonshëm duke parë edhe interesin e lartë të publikut.

Gjatë datave 11-15 dhjetor, çdo natë, Teatri “Migjeni” do të shndërrohet në epiqendrën e të qeshurave dhe kreativitetit artistik, duke mbledhur emrat më të njohur të humorit nga e gjithë Shqipëria.

Shkodra, si djepi i kulturës dhe humori shqiptar, rikujton me këtë festival rolin e saj të rëndësishëm si një qendër e artit kombëtar.

Ky event është një mundësi për të përjetuar jo vetëm të qeshura, por edhe për të festuar traditën e humorit që ky qytet e ka të rrënjosur thellë në historinë e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.