Lajme

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë, në 50-vjetorin e zhanrit të filmit vizatimor

Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj AniFestA’GJIRO, që do të mbahet në Gjirokastër nga data 23 – 26 shtator 2024, përkon këtë vit edhe me 50-vjetorin e zhanrit të filmit vizatimor shqiptar, i cili i pati fillesat e tij në vitin 1975 dhe u kthye menjëherë në një art shumë të dashur, jo vetëm nga fëmijët por edhe nga të rriturit.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se ky është një edicion për të mos u humbur.

Data 26 shtator 2024 do t’i kushtohet retrospektivës së animacionit shqiptar me shfaqjen në Gjirokastër të filmave më të mirë të realizuar nga artistët shqiptarë të animacionit, falë bashkëpunimit të AQSHF-së dhe AniFest-it.

Drejtoresha e AQSHF-së, Marinela Ndria do të jetë, gjithashtu, pjesë e jurisë së edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj AniFestA’GJIRO, ku do të shfaqen prurjet më të reja të këtij zhanri, nga e gjithë bota.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festa e Fitër Bajramit në Lezhë/Dhjetëra besimtarë falën namazin në xhaminë e qytetit, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar

Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…

15 hours ago

Ura që bashkon Velipojën me Ulqinin/Projekti ambicioz prej 20 milionë € i dy shteteve po shkon drejt konkretizimit

Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…

15 hours ago

Komunitetet fetare urojnë Fiter Bajramin/“Të bashkuar në besim dhe paqe, gëzuar për çdo familje myslimane”

Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…

16 hours ago

Festë në shtëpinë e fëmijës/Një grup vullnetarësh zgjodhën të festojnë me shtëpinë e fëmijës

Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…

16 hours ago

Ceremonia e festës së Bajramit/Qindra besimtarë falën Fitër Bajramin në Xhaminë e Parrucës

Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…

16 hours ago

30 kompozitorë për festivalin e fëmijëve/Edicioni i 63-të me emra të njohur dhe talente të reja të muzikës shqiptare.

Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…

16 hours ago