Categories: KulturëLajme

Festivali ndërkombëtar ‘Marie Kraja’ – Edicioni i 20 do të mbahet në datat 28 dhe 29 mars në TKOB

Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” rikthehet në edicionin e 20.  Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ngjiten  16 zërat e rinj operistik  15 prej të cilëve nga e gjithë bota dhe një konkurrente shqiptare të cilët do të interpretojnë në skenën e festivalit kushtuar muzikës klasike shoqëruar nga orkestra e RTSH.

“Dua të them që anëtarët e jurisë këtë vit janë përfaqësia më e lartë, personalitetet më të lartë të botës operistike në Evropë dhe më gjerë. Natën finale yjet do të ndahen me yjet e muzikës pop, rock, muzikës së lehtë shqiptare dhe ashtu sikurse vitin e kaluar, kasti këtë vit është edhe më brilant.”

Për të katërtin vit radhazi rikthehet si prezantuese edhe sopranoja Enkeleda Kamani e  cila disa vite më parë ka triumfuar në këtë festival.

“Mund të them pa frikë që është baras apo edhe duke tejkaluar festivalet më të rëndësishme që janë sot në Evropë dhe kjo na bën shumë krenar dhe një fytyrë artistike për tu nderuar”, tha sopranoja Enkeleda Kamani.

Pjesë e jurisë do të jetë edhe Vikena Kamenica e cila shprehet se 16 zërat e rinj janë impresionues, ndaj dhe detyra e përzgjedhjes nga ana e jurisë bëhet e vështirë.

“Është shumë krenari që një festival shqiptar i kushtuar muzikës lirike i ka mbijetuar të gjithë ulje-ngritjeve dhe gjithë dritë-hijeve që vendi jonë ka kaluar në këto 20 vjet”, tha Vikena Kamenica.

Edicioni i 20-të do të zhvillohet në datat 27, 28 dhe 29 mars.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hetimi i krimeve zgjedhore, Çela: Bashkëpunim me KQZ-në për një plan masash

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme,…

6 hours ago

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, mblidhet Nënkomiteti i 16-të “Drejtësia, Liria dhe Siguria”

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe…

6 hours ago

Italia i dhuron Shqipërisë 2 anije, Vengu: Do pasohet nga 2 veprime të tjera, mbrojmë kufirin detar

Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së…

6 hours ago

Egnatia e Vllaznia, dyshe titulli

Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli në krye të renditjes, me vetëm dy pikë…

12 hours ago

Delegacioni europian vlerëson zgjedhjet në Kosovë: Gjithëpërfshirëse dhe paqësore

Vëzhguesit ndërkombëtar kanë bërë një pasqyrë, lidhur me procesin zgjedhor të një dite më parë…

12 hours ago

KQZ: Rreth 190 mijë të regjistruar nga diaspora, miratohet 77% e kërkesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

12 hours ago

This website uses cookies.