“Festivali, rikthim në traditë” – Shkrimtari Filip Çakulli ishte i ftuar në seminarin e fundit për humorin
Seminaret në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Humorit u mbyllën me takimin e së dielës.
Në hollin e teatrit “Migjeni” ishte i ftuar shkrimtari i humorit Filip Çakulli. Ai përgëzoi drejtuesit për iniciativën e këtij organizimi që ndihmon në zhvillimin e humorit në vend.
Në të njëjtën linjë mendimi është edhe gazetari Mitro Çela, që e konsideron festivalin si rikthim në traditë.
Aktiviteti i kësaj dite u pasurua me numra humori të fëmijëve të vegjël shkodranë, pjesëmarrës në edicionin e fundit të konkursit “Fjala artistike”.