Festivali teatror për të rinj/ Interpretojnë të parët nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja “
Në Teatrin “ Migjeni “ të Shkodrës ka startuar Festivali i Teatrit për të Rinj.
Në natën e parë të këtij festivali performuan nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja “, me veprën e Migjenit , “Parathania e parathanieve”, të vënë në skenë nga regjizori Jozef Shiroka.
Interpretimi i gjimazistëve u prit ngrohtë nga spektatorët, të cilët dhanë vlerësimin e tyre përmes duartrokitjeve .
Regjizori i shfaqjes shprehet se pjesë e këtij festivali janë nxënësit e shkollave të mesme të qytetit dhe të njësive të tjera administrative. Aktiviteti synon afrimin e sa më shumë talenteve të reja drejt artit.Festivali i Teatrit për të Rinj, i kthyer tashmë në traditë, ka filluar mbrëmjen e së hënës dhe do të vijojë deri më datën 19 mars me pjesë të ndryshme teatrale .