Festivali teatror për të rinj / Prej ditësh po vijojnë audicionet në shkollat e mesme të Shkodrës

Për të gjashtin edicion, teatri “Migjeni” do të vazhdojë të organizojë Festivalin Teatror për të Rinj “Youth Theatre” me pjesëmarrjen e shkollave të mesme publike dhe jopublike të qytetit dhe njësive administrative të tij. Këtë vit do të jenë pjesëmarrëse 9 shkolla të mesme, ndërsa audicionet kanë nisur prej ditësh.

Zhvillimi i këtij festivali është një mundësi e mirë për të afruar të rinjtë me teatrin, ndërsa për këtë të fundit për të zbuluar elementë të spikatur.

Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” është njëra nga pjesëmarrëset e këtij edicioni. Ajo rikthehet pas dy vitesh si e tillë.

Vitin e kaluar, gjimnazi “Jordan Misja” rrëmbeu çmimin e parë me dramën premierë që trajton fenomenin e dhunës në shoqëri “Riedukimi i Apolonit” i regjisorit Vladimir Doda.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.