Fevziu rrëfen për “Mirëmëngjesi Shqipëri” takimin e parë me Edi Ramën

de665267cd7e4188ba8e1868268863f4

de665267cd7e4188ba8e1868268863f4

Gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka rrëfyer jetën e 39 personazheve të shpalosur në librin e tij më të fundit “Takimet e mia me…”.

Një prej këtyre personazheve, pjesë e librit të tij, është dhe Kryeministri Edi Rama. Për këtë të fundit, Fevziu u shpreh se në momentin që e ka njohur, ka qenë një personazh interesant në Shqipërinë e fund viteve ’80.

Fevziu thekson se nëse dikush atëherë do e pyeste mbi të ardhmen e Ramës, vetëm kjo që ka sot, nuk do i kishte shkuar kurrë ndër mend. Më tej, Fevziu shprehet se më tepër do e mendonte Ramës si një hero cinik që tallej me provincializmin dhe falsitetin, se sa të ulur në fronin e mbretërisë së falsitetit politik që Shqipëria, sikurse tha ai, prodhoi në 30 vitet e fundit.

Te Rama kam një pjesë, ku bëj dhe një lloj rivlerësimi për të: pjesa kur flas për Ramën dhe raportin e tij më të shkuarën. Ai ishte një personazh shumë interesant në Shqipërinë e fund viteve ’80. Dukej atipik. Kam pjesën kur e kam takuar për herë të parë personalisht, dhe them që: nuk kujtoj mirë atë takim, ishte një diskutim sa politik aq dhe letrar. U fol për Berishën dhe PD, aq sa u diskutua për Kadarenë dhe Martin Camajn. Një gjë më bëri shumë përshtypje them, Edi Rama ishte një njeri sa ambicioz dhe njohës i mirë i eventeve politike. Dukej që e kishte ndjekur çdo gjë me vëmendje. Nëse dikush në atë moment do më pyeste se cila do të ishte e ardhmja e tij, vetëm atë që ka sot nuk do më shkonte kurrë nëpër mend. Do ta mendoja më shumë një hero cinik që tallej me provincializmin dhe falsitetin, se sa ulur në fronin e mbretërisë së falsitetit politik që Shqipëria prodhoi në 30 vitet e fundit.

Është transformimi i atij personazhi që dilte me poturet e gjera që në atë kohë, që  e kishte tendencë që dilte kundër normalitetit, kundër standardit, që befas u kthye në mbretin e standardit më bazik që Shqipëria ka prodhuar”, u shpreh Fevziu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.